Sporti

Sivasspori zyrtarizon transferimin e Rey Manajt

02/03/2026 12:48
nga:Mergim Rreci

Sivasspori njoftoi edhe zyrtarisht transferimin e Rey Manajt.

Ekipi bardhekuq nënshkroi një kontratë 3.5-vjeçare me futbollistin 28-vjeçar, transmeton GazetaBlic Sport.

Manaj, i cili më parë luajti 63 ndeshje me fanellën bardhekuqe, regjistroi një performancë prej 34 golash dhe 8 asistesh.

Sivasspori renditet në vendin e 14-të në Ligën e Parë të Turqisë, 6 pikë larg zonës playoff.

/GazetaBlic Sport/