Lajme

Lajçak në dosjet e Epstein, nisin pyetjet për të – “a ishte nën ndikimin e dikujt jashtë BE”, – çfarë thonë zyrtarët në Bruksel

02/03/2026 11:38
nga:Sh R

Ish-emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, u zbulua se kishte shkëmbyer mesazhe vajzave dhe diplomacisë me abuzuesin seksual, tashmë të ndjerin Jeffrey Epstein.

Për këto mesazhe që i dolën në publik, pyetje kanë nisur të ngrihen në Bashkimin Europian.

Një gazetar pyeti zëdhënësit e Komisionit Europian nëse duhet rishikuar puna e Lajçakut sa ka qenë në krye të procesit të dialogut nëse ka qenë nën ndonjë ndikim të huaj.

“Miroslav Lajçak ishte Përfaqësues Special në dialogun Prishtinë-Beograd. Pyetja ime lidhet me zbulimet e fundit – përfshirë ato që flasin për të ashtuquajturat “honeypot” ruse, përfshirjen e prostitutave etj., si dhe faktin që shohim shumë biseda rreth grave mes Epstein-it dhe Lajçakut. A hedhin këto zbulime hije mbi punën e tij si Përfaqësues Special? Dhe a duhet të rishqyrtohet nëse ai ka vepruar nën ndonjë ndikim të huaj?”, ishte pyetja e një gazetari.

Përgjigje konkrete s’mori, por nga BE thanë se po informohen për këto dosje të publikuara.

Lajçak dha dorëheqje nga posti i tij që kishte aktualisht si këshilltar i sigurisë kombëtare i kryeministrit të Sllovakisë pas publikimit të dosjeve të fundit të Epstein.

Në një shkëmbim mesazhesh nga tetori i vitit 2018 – kur Lajçak shërbente si ministër i jashtëm i Sllovakisë – Lajçak dhe Epstein u panë në mesazhet e publikuara duke diskutuar për gratë dhe një takim të ardhshëm me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Pasi Epstein dërgoi një imazh, i cili nuk mund të shihet në këto publikime të fundit, Lajçak përgjigjet: “Pse nuk më ftoni për këto lojëra? Do të merrja vajzën ‘MI’.”

“Kush nuk do të donte,” i përgjigjet Epstein mesazhin. “Mund t’i kesh të dyja, nuk jam posesiv. Dhe motrat e tyre”.