Lamine Yamal u nderua në gala-n e Mundo Deportivo duke u vlerësuar me çmimin Lojtari më i Mirë i Ri në Spanjë.
Duke folur pas ndarjes së çmimeve, Lamine tha: “Shpresoj të qëndroj këtu përgjithmonë, ku shijoj çdo ditë, në klubin më të mirë dhe në qytetin më të mirë në botë.”
Lamine vazhdon të luajë fuqishëm dhe tashmë ka arritur 25 gola për Barcelonën këtë sezon në krejt garat.
Kohët e fundit, Barcelona i dha Lamines një kontratë afatgjatë, duke e bërë atë lojtarin e tretë më të paguar pas Lewandowski-t dhe De Jong.
/GazetaBlic Sport

