Sporti

E kryer: Benzema transferohet tek Al Hilal

02/02/2026 21:08
nga:Lorik J

Ikona e Francës, Karim Benzema, do t’i bashkohet Al Hilal nga Al Ittihad, këtë verë, konfirmon Fabrizio Romano.

“Benzema nënshkruan si lojtar i ri i Al Hilal nga Al Ittihad”, thotë Romano në X.

“Ish-fituesi i Topit të Artë largohet nga Al Ittihad për t’u bashkuar me projektin e Inzaghi-t në Al Hilal me efekt të menjëhershëm.

“Benzema ra dakord për të gjitha kushtet sonte,” shton Romano.

38-vjeçari do t’i shtojë forcë dhe përvojë sulmit të fuqishëm të Hilal, ndërsa ata përpiqen të rimarrin titullin e ligës nga Ittihad.

/GazetaBlic Sport