Lajme

Albin Kurti dhe drejtuesit e VV-së diskutuan situatën politike dhe organizimin e partisë pas zgjedhjeve

02/02/2026 18:48
nga:Genita C

VV’ja mbajti dje një mbledhje të përbashkët me drejtuesit e qendrave pas përfundimit të cikleve zgjedhore lokale dhe zgjedhjeve të përgjithshme, raporton GazetaBlic.

Sipas njoftimit të VV’së, takimi u zhvillua në zyrën qendrore të partisë dhe mori pjesë edhe Albin Kurti.

Siç thuhet në njoftim, diskutimet u fokusuan te situata politike aktuale, fushata zgjedhore që siguroi 51.10% të votave dhe 57 ulëse në Kuvend, procesi i certifikimit të rezultateve dhe organizimi i brendshëm i Lëvizjes për forcimin e strukturave dhe realizimin e programit qeverisës.