Sporti

Flick: Nuk jam i lumtur që Raphinha u dëmtua, tani kemi nevojë për të gjithë lojtarët

02/02/2026 16:15
nga:Lorik J

Trajneri i Barcelonës foli para ndeshjes së Kupës kundër Albacetes.

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, shprehu pakënaqësinë e tij që nuk mund të llogarisë te Raphinha për shkak të lëndimit.

“Të them të drejtën, nuk jam i lumtur që Raphinha nuk po luan. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Do të shohim se çfarë duhet të ndryshojë ai dhe çfarë duhet të ndryshojmë ne. Tani fillon faza e rëndësishme e sezonit dhe kemi nevojë për të gjithë. Kur ai nuk mund të luajë, nuk është mirë”, tha ai para ndeshjes çerekfinale të Kupës së Mbretit kundër Albacetes të martën.

Raphinha pësoi një mbingarkesë në muskulin e këmbës së djathtë dhe duhet të pushojë për të paktën një javë, gjë që e pengon atë të luajë në ndeshjen e Kupës.

/GazetaBlic Sport