Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, janë pritur sot në takim nga kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi dhe kabineti i tij, të cilët u kanë ofruar përkrahje për Marshin “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në mbrojtje të drejtësisë së paanshme dhe të vlerave të luftës çlirimtare.
Hoxha dhe Tasholli e kanë falënderuar kryetarin Idrizi dhe Komunën e Vushtrrisë për mbështetjen.
Ndërkaq, Idrizi tha se qëndron në krah të kësaj nisme qytetare, duke theksuar domosdoshmërinë e mbrojtjes së dinjitetit të luftës çlirimtare dhe respektimit të parimeve të drejtësisë.


