Lajme

Gjyqi për Veliajn: Kryebashkiaku kërkoi përjashtimin e gjyqtares – seanca e radhës më 9 shkurt

02/02/2026 14:33
nga:G B

Seanca e sotme për kryebashkiakun Erion Veliaj është shoqëruar me debate. Veliaj kërkoi përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda pasi sipas tij nuk i dha të drejtën të mbrohej efektivisht.

Avokatja e caktuar kryesisht Valentina Teodoresku u shpreh se ka udhëtuar në drejtim të Durrësit dhe taksia e priti vetëm një orë në IVEP Durrës, ndaj nuk pati më shumë kohë të njihej me aktet.

Teodoresku gjithashtu kërkoi shtyrje të seancës, kërkesë e cila u rrëzua nga GJKKO. Veliaj është larguar nga salla e gjyqit me pretendimin se nuk është dëgjuar nga trupi gjykues.

Gjyqtarja Etleva Deda kaloi në konkluzionet përfundimtar të personave të tjerë.

Ndërkohë, në përfundim të seancës, u njoftuar se më 9 shkurt do të vendoset nëse do të kalojë apo jo./Abcnews