Ministria e Infrastrukturës i ka reaguar Komunës së Prishtinës duke thënë se nuk është në kompetencë të tyre mirëmbajtja e rrugës “Mon Balaj” në Kodrën e Trimave.
“Sqarojmë se MMPHI nuk e ka në kompetencë mirëmbajtjen e segmentit të rrugës “Mon Balaj” në Kodrën e Trimave. Ky segment është nën përgjegjësinë e Komunës së Prishtinës, e cila edhe ka ndërhyrë në këtë pjesë të rrugës duke vendosur pengesa.”
Ministria thotë se kompetenca e MMPHI-së përfshin segmentin rrugor nga Bernica në drejtim të Komunës së Podujevës, segment nga i cili edhe ka filluar realizimi i projektit të rrugës Prishtinë–Podujevë.


