Lajme

Policia jep detaje për aksidentin mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Podujevë: Katër persona të lënduar

02/02/2026 08:43
nga:G B

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë në fshatin Shakovicë të Podujevës, raporton Gazeta Blic.

Lajmin për Gazeta Blic e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

Ajo tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Mbrëmë  rreth orës 21:00 në fshatin  Shakovicë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku mes  tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit katër persona  janë lënduar. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që  me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti për Gazeta Blic.

 

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Podujevë, të përfshira disa vetura