Lajme

Koci, nesër në ZRrE për të kërkuar sqarime: Pse po kërkohet rritja e energjisë elektrike?

02/01/2026 20:35
nga:Genita C

Avokati Arianit Koci ka falënderuar qytetarët për reagimet e shumta ndaj thirrjes për protestë kundër rritjes së tarifave të energjisë elektrike.

Ai theksoi se mbi 22 mijë reagime dhe gati 1 milion vizita janë shfaqur deri tani, duke treguar pakënaqësinë e madhe të qytetarëve.

Koci do të vizitojë Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) për të kërkuar sqarime mbi arsyet e shtrenjtimit dhe pasojat që do të ketë kjo rritje për familjet me të ardhura të ulëta.

Ai ka paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë deri në ndalimin e këtij shtrenjtimi.

Postimi i plotë: