Lajme

Rexhaj: LDK rrezikon të shuhet para se të bëhet vërtet demokratike

02/01/2026 16:00
nga:Genita C

Analisti Sali Rexhaj ka ngritur dilema mbi karakterin demokratik të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke vlerësuar se kjo parti historikisht nuk ka funksionuar si parti demokratike në kuptimin modern, raporton GazetaBlic.

Ai thekson se edhe gjatë epokës së Ibrahim Rugovës vendimmarrja ka qenë e centralizuar, ndërsa pas vdekjes së tij LDK-ja është përfshirë nga përçarje të thella, klane dhe mungesë legjitimiteti politik.

Sipas Rexhajt, zhvillimet e fundit brenda LDK-së, përfshirë mënyrën e udhëheqjes dhe proceset e brendshme zgjedhore, dëshmojnë se partia vazhdon të ketë probleme serioze me demokracinë e brendshme, duke paralajmëruar se do të duhen vite që ajo të shndërrohet në një parti vërtet demokratike, nëse nuk rrezikon të shuhet më herët.