Ramush Haradinaj ka kujtuar sakrificën e Elfete Humollit dhe vëllait të saj, Mentor Humolli, në përvjetorin e rënies së Elfetes, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se Elfetja, vetëm 16 vjeçe, u vra më 1 shkurt 1990 gjatë protestave kundër regjimit serb, ndërsa Mentori ra heroikisht në vitin 1999 në kufirin shqiptaro-shqiptar.
Haradinaj nënvizoi se sakrifica e tyre mbetet pjesë e përhershme e kujtesës historike dhe shprehu nderim për familjen Humolli.


