Lajme

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, mbetet në qeli kryebashkiaku i Tiranës

02/01/2026 12:35
nga:G B

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të butë.

Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit të vitit të kaluar, ishte i pranishëm në seancë, së bashku me dy prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Ols Dado.

Mbrojtja kërkoi ndryshimin e masës duke argumentuar se hetimet kanë përfunduar dhe se nuk ekzistojnë më kushtet ligjore për mbajtjen e tij në arrest.

Pas shqyrtimit të kërkesës, GJKKO vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”, duke bërë që kryebashkiaku i Tiranës të vijojë qëndrimin në qeli./A2