Lajme

Ushtroi dhunë psikike ndaj partnerit, arrestohet një grua në Podujevë

02/01/2026 09:47
nga:G B

Një grua është arrestuar në Podujevë pasi e njëjta dyshohet për dhunë psikike ndaj bashkëjetuesit të saj.

Në raportin 24-orësh thuhet se rasti ka ndodhur ditën e djeshme.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thotë PK.