Dorentina Zogu, Sead Ahmetaj dhe Verona Rrahmani kanë marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Shkencave Mjekësore 2026, me punime që trajtojnë tema me rëndësi të veçantë për shëndetin dhe kujdesin mjekësor bashkëkohor.
Punimi shkencor i realizuar nga Dorentina Zogun dhe Sead Ahmetaj me temë:
“Rehabilitimi i pacientëve pas operimit të protezave totale të gjurit dhe artroskopisë” trajton rëndësinë e rehabilitimit të strukturuar dhe profesional në rikthimin funksional dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve pas ndërhyrjeve ortopedike.
Përveç prezantimit të punimit, Dorentina Zogun ka qenë gjithashtu paneliste në këtë konferencë, duke kontribuar në diskutime shkencore dhe duke ndarë përvojën e saj profesionale me pjesëmarrës nga vende të ndryshme.
Ndërkohë, Verona Rrahmani prezanton punimin e saj shkencor individual me temë:
“Rëndësia e recetës dhe sfidat e gabimeve mjekësore”, një studim që vë në pah sigurinë e pacientit, përgjegjësinë profesionale dhe sfidat reale të sistemit shëndetësor.