Lajme

Abdixhiku pas votëbesimit: Prodhuam demokraci maksimale, do të ruajmë unitetin e LDK-së

01/31/2026 19:36
nga:Sh R

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar para mediave pas përfundimit të Kuvendit të punës, ku përmes një procesi maratonë diskutimesh dhe një votimi të fshehtë, mori besimin për të vazhduar udhëheqjen e partisë.

Abdixhiku e cilësoi procesin si një shfaqje të lartë të kulturës politike, duke theksuar se ballafaqimi me votëbesim pas ofrimit të dorëheqjes është një standard i rrallë në skenën politike kosovare.

“Sit e patë, për mbi 7 orë diskutime në Kuvendin e punës, në Kuvendin e thirrur nga unë, prodhuam demokraci maksimale që një parti mund ta ketë. Kjo demokraci maksimale na vjen në formë të debatit të hapur, konstruktiv dhe në fund, si në asnjë rast tjetër, një proces i paraqitjes së dorëheqjes dhe nisjes së votëbesimit të një kryetarit të një partie nëpërmejt votimit të fshehtë. Mendoj se më shumë se kaq s’mund të shkojë një parti politike. Prandaj, me lejoni t’i uroj nga zemra të gjithë delegatët e LDK-së që i përfaqësuan me dinjitet të gjithë anëtarësinë politike të LDK-së. U jam falënderues dhe mirënjohës i mbështetjes së vazhdueshme, por edhe kundërshtimeve në këtë proces. Zotohem se do t’i afroj të gjithë dhe me këtë afrim nënkuptoj që gjej më të mirën brenda vetes të ruajmë unitetin, por t’jemi të sinqertë me popullin e Kosoves dhe vlerat themeltare që i kemi si LDK.”