Anëtari i kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar në rrjetet sociale teksa po vazhdon Kuvendi i partisë që do të vendosë për fatin e kryetarit të saj.
Haziri ka thënë se nuk ka ditë më të mirë sesa dita e Kuvendit për të kujtuar dy mësime të mëdha për rolin e LDK-së.
Sipas tij, LDK-ja i takon anëtarësisë së saj dhe jo funksionarëve.
Postimi i tij:
Nuk ka ditë më të mirë se sot me i kujtu dy mësime të mëdha për rolin e LDK-së.
LDK, me besim në Zot, familje e atdhe. LDK, besë e shpresë për Kosovën.
LDK u takon anëtarësisë së saj e jo funksionarëve.
E djathtë, e moderuar, me liberalë e nacionalistë modern, republikanë e nacional-demokratë


