Lajme

Dorëheqja e Abdixhikut në duar të Kuvendit të LDK-së, 355 delegatët nisin votimin e fshehtë

01/31/2026 17:14
nga:Sh R

Votimi për votëbesimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, në Kuvendin e partisë, tashmë ka nisur.

Votimi po zhvillohet në mënyrë të fshehtë dhe në proces do të marrin pjesë 355 delegatë, të cilët do të votojnë me “po” ose “jo” për pranimin e dorëheqjes së Abdixhikut.

“A jeni për dorëheqjen e ofruar nga Lumir Abdixhiku: Po apo Jo”, do të jetë pyetja që do të shtrohet për delegatët.

Gazeta online Reporteri.net merr vesh se të parët që do të votojnë janë delegatët nga dega e Prishtinës.

Punimet e Kuvendit kanë vazhduar me dyer të mbyllura pas fjalimit të Abdixhikut, ndërsa delegatët mbajtën fjalimet e tyre.