Lajme

Imri Ahmeti: Nuk do të vazhdoj si Sekretar i LDK-së, duhet të marrim përgjegjësi

01/31/2026 15:27
nga:Sh R

Kreu i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka njoftuar se nuk do të vazhdojë më në pozitën e Sekretarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai tha se vendimi është marrë si një shenjë e marrjes së përgjegjësisë për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe gjithashtu për shkak se pozita nuk i përshtatet punës së tij si kryetar i Komunës së Lipjanit.

“Nuk besoj që duhet të vazhdoj me çështjen e sekretarit sepse besoj se duhet të marrim përgjegjësi”, deklaroi Ahmeti, duke shtuar se me këtë hap dëshiron të hapë rrugë edhe për gjeneratat e reja.