Lajme

Lumir Abdixhiku zyrtarisht dorëzon dorëheqjen e tij para Kuvendit të LDK-së

01/31/2026 13:36
nga:Y I

Lumir Abdixhiku zyrtarisht ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga kryetar i LDK-së përpara Kuvendit të kësaj partie.

Abdixhiku ka thënë në fjalën e tij se me përgjegjësi të plotë ofron për shqyrtim dorëheqjen e tij, Kuvendit të LDK-së.

“Të dashur delegatë, me përgjegjësi të plotë ia ofroj për shqyrtim Kuvendit të LDK-së dorëheqjen time nga detyra e kryetarit, për ta vendosur përballë këtij Kuvendi çështjen e votëbesimit”, ka deklaruar Lumir Abdixhiku para delegatëve.