Lajme

Një muaj paraburgim për burrin që dyshohet se dhunoi 13-vjeçaren në një motel në Istog

01/31/2026 11:53
nga:Y I

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit Tomë Prekaj pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda.

Masa e paraburgimit është caktuar për shkak të dyshimit se i pandehuri ka dhunuar një vajzë të mitur 13-vjeçare në një nga motelet në Istog.

“Paraburgimi i është caktuar nga data 29.01.2026, ora 14:30, dhe do të zgjasë deri më 28.02.2026, ora 16:00”, thuhet në njoftim.