Lajme

KQZ nuk miraton shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve për Listën Serbe

01/31/2026 10:44
nga:Y I

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e sotme nuk ka miratuar shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve për Listën Serbe.

Vendimi erdhi pasi dy anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër.

Ndërkohë, rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit janë shpallur për katër parti të tjera.