Sporti

Guardiola nuk u paraqit sot në konferencë, mbrëmë ishte në një ngjarje mbështetëse për Palestinën

01/30/2026 21:52
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, mungoi në konferencën për shtyp të “qytetarëve” para ndeshjes së Premier Ligës për arsye personale.

Guardiola pritej të fliste me median përpara ndeshjes me Tottenhamin, por u zëvendësua nga ndihmësi i tij Pep Linders. City nuk dha detaje për mungesën e trajnerit, por pritet që ai të drejtojë seancën stërvitore të së shtunës.

“Trajneri është mirë. Si gjithmonë, plot ambicie dhe pasion, por ka një çështje personale për të zgjidhur. Ai do të kthehet në Manchester më vonë sot”, tha Leenders, i cili ishte gjithashtu asistent i Jurgen Klopp te Liverpool për shumë vite.

Kujtojmë që Guardiola ishte mbrëmë i pranishëm në një organizim në mbështetje për Palestinën, ku bëri edhe një fjalim të fuqishëm.

/GazetaBlic Sport/