Lajme

Rritja e çmimit të rrymës, Ymeri kritikon: Janë pa plan, kemi të bëjmë me sabotim të sektorit të energjisë elektrike

01/30/2026 21:17
nga:Sh R

Janina Ymeri, eksperte e energjisë, e ftuar në Euro në T7, ka folur për rritjen e çmimit të rrymës që ka ndodhur përgjatë viteve të fundit.

Ajo ka thënë se kemi të bëjmë me ‘’sabotim’’ të sektorit të energjisë elektrike, ku siç ka thënë ajo, secili e ka pjesën e fajit të vet.

‘’Prej fillimit kanë heshtë kanë shujt, e kanë ditë. Çka kanë bë këta kanë shujt, pa plan. Kur u nis nuk kanë mat konsumin mirë, e as importin mirë. Sabotim i sektorit të energjisë elektrike, në përgjithësi. Secili në pjesën e vetë të fajit që ka mujt me marrë. Në vitin 2023 kanë qenë shpenzimet e importit nga pandemia, e këna kry atë histori”, ka thënë ajo.