Lajme

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë

01/30/2026 19:37
nga:Sh R

Një këmbësor është goditur nga vetura pasditen e së premtes në rrugën “Tirana” në Prishtinë.

Lajmin për GazetaBlic, e konfirmoi zëdhënësi i policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana ku tha se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Sipas Pllanës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00, ndërsa me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit.

‘’Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Tirana në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Sipas informatave fillarestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit’’, ka njoftuar Pllana.