Një rast i rëndë e ka tronditur Istogun. Policia e Kosovës e zuri në flagrancë një 54-vjeçar duke dhunuar një të mitur 12-vjeçare, në fshatin Dubravë.
Më pas, Policia e Kosovës arrestoi të dyshuarin dhe me vendim të prokurorit e ndaloi për 48 orë.
Nga Prokuroria Themelore e Pejës deklarojnë se për 54-vjeçarin prokurori i rastit është duke përgatitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pjesë, Shkodran Nikçi, tha se në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme nga Policia e Kosovës.
“Dje Policia e Kosovës ka kapur në flagrancë një person duke kryer veprën kriminale dhunimi ndaj një të miturës, me ç’rast në vendin e ngjarjes përveç Policisë së Kosovës ka dal edhe prokurori i shtetit, mbrojtësi i viktimave dhe të gjitha organet relevante përfshirë edhe institucionet tjera. Personi i përfshirë është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit dhe njëkohësisht është duke u përpiluar kërkesa për masën e paraburgimit për veprën penale dhunimi”, theksoi ai.
IndeksOnline raportoi gjatë ditës se i dyshuari në fjalë është Tom Prekaj nga Gurrakoci.


