Sporti

Asllani kalon me sukses vizitat mjekësore tek Besiktas

01/30/2026 16:39
nga:Mergim Rreci

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani do të vazhdojë karrierën e tij në Superligën turke, pasi nga sot është zyrtarisht një lojtar i Besiktasit.

Klubi turk ka arritur një marrëveshje me Interin për të huazuar lojtarin deri në fund të sezonit aktual. Asllani mbërriti gjatë ditës së sotme në Stamboll dhe kaloi me sukses vizitat mjekësore.

Pas një aventure jo shumë pozitive te Torino gjatë pjesës së parë të sezonit, mesfushori kuqezi bëhet gati për një aventurë të re në karrierë, duke shpresuar që të rikthehet në ditët e tij më të mira me skuadrën e Besiktasit.