Lidhja Demokratike e Kosovës nesër do të mbajë Kuvendin e punës.
Përmes një njoftimi për media, kjo parti ka njoftuar se punimet e Kuvendit do të fillojnë në ora 12:00.
Sipas njoftimit, media do të mund të përcjellin vetëm fjalimin e kryetarit Lumir Abdixhiku.
“Ju njoftojmë që nesër (e shtunë), datë 31 janar 2026 Lidhja Demokratike e Kosovës mban Kuvendin e punës. Kuvendi fillon punimet nga ora 12:00. Mediet ftohen të përcjellin fjalën e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Lumir Abdixhiku pastaj do të lirojnë sallën, ndërsa pas Kuvendit do të ketë deklarim”, është thënë në njoftim.


