Lajme

Faton Peci pas intervistimit nga Prokuroria- Sulmet, akuzat e pabaza dhe gënjeshtrat nuk më ndalin nga punët e mira

01/30/2026 14:25
nga:Y I

Ish ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar pas intervistimit nga Prokuroria Speciale në cilësinë e të pandehurit për rastin e granteve.

Peci përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se ka dhënë përgjgije dhe sqarime në kallëzimin penal të ngritur nga LDK-ja.

“Permes këtij postimi, ju informoj se sot isha në Prokurori për të dhënë përgjigjet dhe sqarimet e mia në kallëzimin penal të ngritur nga LDK-ja përmes ish-deputetit të saj të zgjedhur nga votat e vjedhura të mërgatës, Paris Guri”, ka thënë Peci.

Tutje ai ka thënë se në prokurori ka dhënë shpjegime në lidhje me procesin e grantece të Ministrisë së Bujqësisë.

“Në prokurori, sikur gjithmonë gjatë jetës sime, isha transparent, i qartë dhe i drejtpërdrejtë në lidhje me shpjegimet rreth çështjes dhe rolit që kam pasur si Ministër në procesin e granteve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Shumë shpejt, do t’iu drejtohem organeve të drejtësisë me një kallëzim penal kundër kallximit të rrejshëm penal ndaj ish deputetit me vota të vjedhura të mërgatës”, thuhet në reagimin e tij.

Peci po ashtu tha se këto sulme e akuza nuk e ndalojnë nga punët e mira e të mëdha për Kosovën.

“Sepse ai permes orkestrimit udhëhoqi një fushate, shpifjesh e insinuatash të paqena, që çuan deri te një kallëzim i rrejshëm penal kundër meje si minister. Për fund, dua të përsëris dhe t’ju siguroj se sulmet, akuzat e pabaza, gënjeshtrat, shpifjet, kërcënimet e përpjekja për baltosjen e emrit tim, nuk më ndalin nga punët e mira e punët e mëdha për Kosovën”, thuhet në reagimin e Pecit.

Konfirmojnë nga Prokuroria Speciale: Faton Peci u intervistua si i pandehur për rastin e granteve