Deputetja e zgjedhur nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Janina Ymeri ka thënë se kërkesat për rritje të tarifave të energjisë elektrike mund të aprovohen.
Ajo ka thënë se kërkesa nga KESCO është bërë për shkak të importit të lartë.
E për këtë ajo ka thënë se fajtore është Qeveria, që sipas saj të gjitha politikat e energjisë janë bërë në favor të importit.
Ymeri ka akuzuar edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, të cilin e ka quajtur “kukull të mafias energjetike”.
“Nuk është e arsyeshme, po bëhet me zhvat gjepin tonë në përkrahje të tregëtarve të energjisë elektrike. Kemi një kryeministër që është kukull e mfisë energjetike, si e tillë gjitha politikat që bëhen në vend në sektorin e energjisë elektike janë në përkrahje të importit dhe jo të qytetarëve”, ka thënë ajo në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.


