Lajme

“Energjia nuk është luks”, Muhaxheri: Qytetarët nuk mund të shërbejnë si bankomat për KESCO-n

01/29/2026 21:00
nga:Sh R

Arton Muhaxheri, njohës i ekonomisë, ka reaguar pas kërkesës së fundit nga KESCO për rritje të çmimit të energjisë elektrike me mbi 20%, duke thënë se kjo është e pajustifikueshme ku tegon mungesë totale ndjeshmërie ndaj realitetit ekonomik të qytetarëve.

Muhaxheri në një prononcim për GazetaBlic, thotë se heshtja e qeverisë në detyrë është bashkëfajësi, ku sipas tij përderisa nuk reagon po i jep dritë jeshile shtrejntimit të energjisë.

Ndër të tjera ai thekson se energjia elektrike nuk është luks dhe se qytetarët nuk mund të shërbejnë si bankomat për KESCO-n.

“Kërkesa e KESCO-s për rritje mbi 20% të çmimit të energjisë është e pajustifikueshme dhe tregon mungesë totale ndjeshmërie ndaj realitetit ekonomik të qytetarëve. Ndërkohë, heshtja e Qeverisë në detyrë është bashkëfajësi. Kur qeveria nuk reagon, ajo në fakt po i jep dritë jeshile shtrenjtimit që godet drejtpërdrejt familjet dhe bizneset. Energjia elektrike nuk është luks. Qytetarët nuk mund të shërbejnë si bankomat për KESCO-n dhe për paaftësinë institucionale të shtetit”, përfundoi ai për GazetaBlic.