Showtime

Rogerti pyet për vëllain e ndjerë të Gjestit, Gimbo: ‘I pafytyrë’

01/29/2026 18:36
nga:G B

Një debat me tone tejet të ashpra ka tronditur rrjetin, pasi banori i “Big Brother VIP Albania”, Rogerti, hapi një temë mjaft të ndjeshme: ndarjen tragjike nga jeta të vëllait të mitur të Gjestit. Kureshtja e Rogertit për të ditur rrethanat e ngjarjes para kamerave ka sjellë irritimin e menjëhershëm të DJ Gimbo-s.

Gjithçka nisi kur Rogerti kërkoi detaje mbi fatkeqësinë, duke u shprehur: “Si ndodhi situata, fatkeqësia e Gjestit? Du me e ditë, se nuk e kam lexu”. Kjo pyetje u konsiderua si një kalim i çdo kufiri njerëzor nga ana e DJ Gimbo-s, i cili nuk i kursye fjalët më të rënda:

“Mendon që unë për atë histori flas para kamerave? O i pafytyrë, s’je në vete! Ti prek te një familje, te një fëmijë 15 vjeç, o qen! O psikopat, o maniak! Si s’të vjen marre me pyt për një fëmijë që ka vdek tragjikisht?” – reagoi i revoltuar ai.

Sipas DJ Gimbo-s, përdorimi i fatkeqësive familjare për vëmendje mediatike është i papranueshëm. Ai theksoi se dhimbja për një fëmijë 15-vjeçar nuk mund të kthehet në temë diskutimi për hir të lojës, duke e quajtur veprimin e Rogertit si të pashpirt.

Ngjarja ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale, ku shumica e ndjekësve janë rreshtuar krah DJ Gimbo-s. Komentet e shumta theksojnë se disa tema kërkojnë vetëm heshtje dhe respekt, duke dënuar çdo tentativë për të spekuluar mbi tragjedi të tilla publike. /Prive By Liberta Spahiu