Barcelona tregoi identitetin e saj në Ligën e Kampionëve, duke regjistruar një arritje unike.
Në ndeshjen kundër Kopenhagenit, morën pjesë nëntë lojtarë të lindur në Katalonjë, një rekord për klubin në historinë e turneut më prestigjioz evropian të klubeve.
Emrat e nëntë katalanasve janë: Joan Garcia, Pau Cubarsi, Gerard Martin, Alejandro Balde, Eric Garcia, Dani Olmo, Lamine Yamal, Marc Casado dhe Marc Bernal (dy të fundit u shfaqën në pjesën e dytë).
Konteksti historik e bën arritjen edhe më mbresëlënëse. Të vetmet dy raste të nëntë katalanasve në një ndeshje evropiane për Barcelonën erdhën në sezonin 1955-56.
Pothuajse 70 vjet më vonë, konteksti është i ndryshëm, por simbolika mbetet e njëjtë.
/GazetaBic Sport/


