Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, kujtoi sot luftëtarët e UÇK-së që ranë më 27-29 prill 1999 në betejën e Rogovës së Hasit, raporton GazetaBlic.
Ai bëri homazhe në varrezat e dëshmorëve në Kodrën e Kuqe në Klinë dhe rivendosi pllakën përkujtimore të Ilir Merturit, duke vlerësuar sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës.
Postimi i plotë:
Sot, me krenari kujtojmë heronjtë e betejës së Rogovës së Hasit. Më 27, 28 dhe 29 të vitit 1999, luftëtarë të zotë të UÇK-së që i njoha në frontet e luftës dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Në rrugëtimin e tyre për të siguruar armatim për bashkëluftëtarët, u përjetësuan burra elitarë që i kisha përkrah në shumë beteja: Agron Rama, Agim Zeneli, Sejdi Rama, Agush Gjocaj, Bahtiar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetaj, Gaspër Karaqi, Gëzim Ademaj, Hamdi Berisha, Haxhi Kleçka, Ilir Merturi, Kasim Shala, Luan Smajli, Memë Lleshi, Prend Lleshi, Naim Dreshaj, Naim Gashi, Sahit Krasniqi, Valon Gashi dhe Vesel Avdyli.
Në përpjekje për të shpëtuar luftëtarët e plagosur, u flijuan edhe rogovasit: Rrustem Morina me djemtë Selmanin, Muhametin e Nusretin, Ibrahim Kryeziu, Xhevdet Berisha, Zyber Shala, Adem Shala dhe Rifat Shala.
Në nderim të veprës së tyre heroike, bëmë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Kodrën e Kuqe në Klinë, e po ashtu bëmë rivendosjen e pllakës përkujtimore të dëshmorit Ilir Merturi.
Rënia e tyre ishte goditje e madhe, por nuk u thyem. Përkundrazi, e vazhduam luftën duke jetësuqr amanetin e këtyre trimave, të cilët sot prehen në paqe në Kosovën e lirë!
Faleminderit për shërbimin ndaj Atdheut!


