Lajme

“Sivjet do të bëhej 40 vjeç” – Kurti përkujton Gazmend Brahimin i cili u vra nga shpërthimi i një granate dore nga banda kriminale të Serbisë

01/29/2026 11:42
nga:Genita C

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përkujtoi 25-vjetorin e rënies së 15-vjeçarit Gazmend Brahimi, i cili u vra nga një granatë dore e hedhur nga forcat serbe në Mitrovicë, ndërsa ishte nisur për në shkollë, raporton GazetaBlic.

Familja Brahimi, që kishte rikthyer pas shpërnguljes së luftës, e gjeti shtëpinë e shkatërruar dhe lirinë e vonuar.

Kurti vizitoi vendin e rënies së tij dhe familjen, duke theksuar se kujtimi për Gazmendin simbolizon vuajtjen, sakrificën dhe çmimin e lirisë.