Futbollisti kosovar, Emir Sahiti ka kompletuar lëvizjen e tij të radhës në karrierën e tij.
Sahiti i cili kaloi tek Hamburgu në Bundesligë, luftoi për minuta tek skuadra gjermane dhe në këtë merkato të janarit, ka vendosur të ndërrojë ambient.
27 vjeçari ka arritur marrëveshje për të kaluar tek ekipi izraelit, Maccabi Tel Aviv.
Siç mëson ‘GazetaBlic Sport’, Hamburg dhe Maccabi Tel Aviv kanë rënë dakord për huazimin gjashtë mujor të Sahitit.
Futbollisti kosovar sot do të udhëtojë në Izrael, teksa do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore dhe do të prezantohet tek skuadra e re.
/GazetaBlic Sport


