Alvaro Arbeloa pranoi se Benfica e mposhti Real Madridin me merite në fitoren e tyre 4-2 në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.
Pas ndeshjes, ai deklaroi: “Ata ishin me te mire se ne. Ata ishin më agresivë, më të mirë në duele, thjesht më të mirë. Kemi shumë gjëra për të përmirësuar.
“Kjo nuk është hera e parë që një portier shënon kundër meje, nuk është aq e çuditshme. Sa herë që humbasim, është faji im. Nuk isha në gjendje ta menaxhoja ndeshjen siç duhet dhe t’i përgatisja djemtë për të fituar”, perfundoi ai.
Humbja ndaj Benficës do të thotë që Real Madridi tani do të detyrohet të luajë në raundin play-off të Ligës së Kampionëve, ku ata do të përballen ose me ekipin portugez, Benfica ose me Bodo/Glimt.
/GazetaBlic Sport/

