Presidenti francez, Emmanuel Macron ka folur me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky pas sulmeve të fundit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Ai e quajti sulmin ndaj një treni në Kharkiv të papranueshëm, raporton Sky News.
Në një veprim të ngjashëm me Italinë, ai konfirmoi se më shumë gjeneratorë do të dërgohen në Ukrainë për të ndihmuar qytetarët e saj të kalojnë dimrin.
“Pozicioni i Francës është i qartë, ne do ta mbështesim Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme, në mënyrë që ajo të mund të mbrohet dhe të mposhtë luftën e agresionit të nisur nga Rusia”, ka shkruar Macron.


