Sporti

3 skuadra në garë për Marash Kumbullën

01/28/2026 18:35
nga:Mergim Rreci

Te Torino, mbrojtja (më e keqja në Serie A, pasi ka pësuar 40 gola në 22 ndeshje) vazhdon të jetë shkak për shqetësim, dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit po synon gjetjen e qendërmbrojtësve të rinj që mund ta forcojnë mbrojtjen.

Në këtë drejtim, qendërmbrojtësi shqiptar i Romës, Marash Kumbulla, është një favorit. I lindur në vitin 2000, ai e kaloi pjesën e parë të sezonit si huazim te Mallorca, por mund të largohet nga klubi në ditët e fundit të merkatos dimërore.

Dhe midis ekipeve të interesuara për mbrojtësin shqiptar – përveç Udineses dhe Espanyol – është edhe Torino: drejtori sportiv Petrachi, në fakt, e pëlqen shumë 25-vjeçarin.