Sporti

Eskalon në përleshje fizike, futbollistët e Llapit u rrahën me atë të skuadrës nga Kazakistani

01/28/2026 17:44
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Llapit ka fituar miqësoren e sotme ndaj FC Kaysar Kyzylorda.

Kjo ndeshje u fitua me shifrat 1 me 2 nga skuadra kosovare, por jo gjithçka shkoi mirë, transmeton GazetaBlic Sport.

Pas një ndërhyrje nga futbollisti i Llapit, pati një reagim të ashpër nga futbollistët e skuadrës kundërshtare, të cilët madje filluan edhe të grushtohen.

Ky moment zgjati për disa sekonda, me përleshjen fizike që eskaloi, duke u involvuar të gjithë futbollistët në fushë.