Lajme

32 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit, mbeten edhe 6 komuna

01/28/2026 16:36
nga:Sh R

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), po vazhdon rinumërimi i fletëvotimeve për vendvotimet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të verifikohen.

Nga fillimi i këtij procesi më 13 janar 2026, ora 18:00, dhe deri më tani, rreth 85% apo 2,156 nga 2,557 vendvotime janë rinumëruar.

Numri i komunave që kanë përfunduar plotësisht rinumërimin është 32, ndërsa kanë mbetur edhe 6 komuna me rreth 400 vendvotime për t’u rinumëruar.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se të gjitha rezultatet pas rinumërimit do të publikohen në platfomën online të KQZ-së për rezultate.

“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e mërkurë, 28 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar rreth 85% apo 2,156 nga 2,557 vendvotime. Pra, numri i përgjithshëm i komunave që deri më tani kanë përmbyllur rinumërimin janë 32, ndërkaq kanë mbetur për t’u rinumëruar më pak se 401 vendvotime që i takojnë 6 komuave tjera”, ka njoftuar Elezi.