Sporti

Drejtuesit e PSG-së nuk duan të dëgjojnë për largimin e Luis Enrique

01/28/2026 15:35
nga:Mergim Rreci

PSG ka nisur bisedimet për zgjatjen e kontratës së trajnerit Luis Enrique, e cila skadon në qershor të vitit 2027.

Sipas asaj që raportohet nga “Le Parisien”, tekniku spanjoll, që drejton skuadrën që nga viti 2023, ka shprehur më herët dëshirën për të qëndruar gjatë në Paris.

Me më pak se një vit e gjysmë të mbetur nga kontrata aktuale, klubi e ka prioritet rinovimin. Luis Enrique konsiderohet një figurë kyçe e projektit sportiv të PSG-së.

Ai gëzon mbështetjen e plotë të drejtuesve dhe të presidentit Nasser Al-Khelaïfi. PSG e vlerëson atë si një nga trajnerët më të mirë në botë.