Ish-diplomati Blerim Canaj ka komentuar zhvillimet brenda LDK-së, duke theksuar paqartësitë rreth qëndrimit të Lumir Abdixhikut për dorëheqjen.
Sipas tij, nëse dorëheqja do të ishte e qartë dhe e sinqertë, do të kishte edhe kandidatura të tjera.
Canaj shtoi se kandidatura e Avdullah Hotit mund të shihet si shprehje e pakënaqësisë së një pjese të anëtarësisë ndaj lidershipit aktual.
“Në fillim Abdixhiku tha se do të jap dorëheqje, në fazën tjetër tha se do të ofroj dorëheqje dhe pastaj erdhi çështja se a pranohet dorëheqja e tij. Nëse Abdixhiku e ka pasë qëllim që të ofrojë dorëheqje dhe të organizojë brenda partisë që mos t’i pranohet ajo, nuk e di pse do të duhej të kandidonte dikush tjetër”, tha Canaj.
“Avdullah Hoti e ka paraqit kandidaturën e tij, ndoshta ka qenë më shumë njëfarë demonstrimi i pakënaqsisë me lidershipin e anëtarësisë. Jam shumë i sigurt që po të kishte dorëheqje të qartë, do të kishim edhe kandidatura të tjera”, shtoi ai për GazetaBlic.


