Lajme

Si ndodhi vrasja e taksistit shqiptar në Belgjikë?- Dalin detajet e fundit!

01/28/2026 13:58
nga:Y I

Një ngjarje e rëndë është shënuar të premten në Belgjikë.

Dy të rinj janë arrestuar dhe janë lënë në paraburgim në lidhje me vrasjen e një taksisti shqiptar.

Gazetari Fatos Mahmutaj, në emisionin “Kosova Today” tha se i ndjeri kishte pasur një konflikt me klientët e tij, me ç’rast njëri nga ta ka pasur armë me vete dhe e ka qëlluar viktimën.

“Ngjarja ka ndodhur katër ditë më parë në Belgjikë, kur një taksist me origjinë shqiptare nga Kosova, është vrarë nga katër klientë të tij. Kemi një taksist shqiptar i cili punonte në orët e vona të natës për fitime të tij ekonomike, dhe në një moment ka pasur një grindje momentale me klientët e tij”, tha ai.

Gazetari po ashtu bëri të ditur se të dyshuarit ishin nën ndikim të alkoolit.

Mahmutaj tha se i ndjeri bënte punë të ndershme, dhe pas vetes la tre fëmijë.