Jannik Sinner ka kaluar në gjysëmfinale të Grand Slamit të tenist, Australian Open.
Tenisti italian, në ndeshjen e sotme çerekfinale e mposhti amerikanin, Ben Shelton, mw rezultat 3-0 në sete, (6-3; 6-4; 6-4).
Sinner në gjysëmfinale do të përballet me Novak Djokovic, i cili kaloi tutje pasi Lorenzo Musetti e dorëzoi ndeshjen për shkak të lëndimit, edhe pse ishte duke udhëhequr 2-0 me sete.
Gjysëmfinalja tjetër e këtij edicioni të Australian Open në kategorin e meshkujve do të luhet mes Carlos Alcaraz dhe Alexander Zverev.


