Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se “do të de-eskalojnë pak situatën” në Minnesota.
Këto komente, ai i bëri gjatë një bisede për “Fox News”.
I pyetur mbi situatën në Minneapolis, ai tha se shifrat e krimit janë “të mira” sepse operacionet e vazhdueshme të migrimit atje i larguan nga rrugët “kriminelët e regjur”.
Ai thekson se Tom Homan, “cari i kufirit” të Shtëpisë së Bardhë është duke i takuar atje zyrtarët lokalë.
“Do ta de-eskalojmë pak situatën atje”, tha ai.
Duke vazhduar të flasë për “Fox News”, Trump tha se dy vrasjet e fundit në Minneapolis nga agjentët federalë – të Renee Good dhe Alex Pretti – ishin “të tmerrshme”.
Ai vlerësoi prindërit e Goodit që mbështesin Trumpin, duke shtuar se Good mund të jetë “radikalizuar”.
“Nuk më pëlqen që kjo ndodhi”, tha presidenti amerikan.


