Lajme

Bugaqku: Vjosa Osmani ka qenë totalisht në shërbim të Vetëvendosjes

01/27/2026 23:32
nga:G B

Vullnet Bugaqku, nga KDI në emisionin “Click” të RTV21, për presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, tha se ka qenë në shërbim të LVV-së. Ai shtoi se që katër muaj Osmani ka qenë në linjë me qëndrimet zyrtare të LVV-së.

“Ka qenë në totalisht në shërbim të partisë që ka fituar zgjedhjet, totalisht nuk ka një president në Kosovë në mënyrë aq të drejtpërdrejt po e them pak më butë që ka ushtruar përgjegjësi Kushtetuese si funksion e presidentit të shtetit, sidomos katër muajt e fundit duke qenë në linjë me qëndrimet zyrtare të partisë fituese të zgjedhjeve (LVV-së)”, tha ai.