Krenare Sogojeva nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, në një intervistë në Kiks Kosova, theksoi se publikimi në kanalet serbe në “Telegram” i të dhënave personale të qytetarëve dhe zyrtarëve policorë të Kosovës, është shkelje ligjore.
Sipas Sogojevës, çdo publikim që bëhet pa miratim të personit, është i paligjshëm.
Te personat publikë, si te zyrtarët policorë, edhe keqpërdorimi i fotografive të tyre është i paligjshëm.
“Inteligjenca Artificiale e mundëson keqpërdorimin e të dhënave të zyrtarëve, prandaj duhet të informojmë se si duhen të ruhen të dhënat e qytetarëve që të mos keqpërdorën nga këta keqbërës”, thekson ajo.
Përfaqësuesja e AIP thotë që vendosja kamerave ilegale është e lehtë të bëhet nga persona të ndryshëm në veri të vendit, por që duhet të bëhet monitorim i vazhdueshëm.
Sogojeva thekson që janë duke bërë fushata sensibilizuese për të mbrojtur të dhënat personale të qytetarëve.


