Sporti

Vjen zyrtarizimi, Visar Bekaj rikthehet tek Tirana

01/27/2026 20:54
nga:Mergim Rreci

Portieri kosovar, Visar Bekaj, është rikthyer tek Tirana në Shqipëri.

28-vjeçari u largua nga Hatayspor, ekip i ligës së dytë të Turqisë, në fillim të dhjetorit, teksa tashmë është bërë me dije edhe klubi i tij i radhës.

Bekaj, kishte qenë edhe më herët pjesë e Tiranës, duke mbrojtur portën e kësaj skuadre për tri vite rresht.

Aventura në Turqi nuk doli të jetë shumë e suksesshme, kjo edhe për shkak të mungesës së minutazhës.

/GazetaBlic Sport/